Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prishtinë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prishtinë

Kronika July 13, 2026 - 08:48

Në Keçekollë të Prishtinës të dielën u raportua për një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe është bërë shpërthimi i mjetit pa ndonjë incident.

“Është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në raport. /Zëri