Policia e gjobit me 300 euro shoferen që voziti 197 km/h dhe e publikoi videon në rrjetet sociale

Policia e gjobit me 300 euro shoferen që voziti 197 km/h dhe e publikoi videon në rrjetet sociale

Kronika July 13, 2026 - 12:00

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro një shofere, që voziti me shpejtësi 197 km/h në autostradë.

Ndëshkimi i erdhi pasi ajo e publikoi videon në rrjetet sociale.

“Në bazë të videoincizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur që të identifikojë shoferin, i cili me automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 130 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h”, thuhet në njoftim.

Përveç gjobës prej 300 eurosh, sipas Policisë, të njëjtës i janë shqiptuar tri pikë negative dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.