Të shtëna armësh në Pejë, plagoset një person
Kronika
July 14, 2026 - 08:03
Një person dyshohet se është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, që kanë ndodhur mbrëmë në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen dy prokurorë dhe njësitë përkatëse.
“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Një person, si pasojë e të shtënave, është plagosur”, ka deklaruar Nikçi.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes ose gjendjen e personit të plagosur