Gjenden mbi 500 euro të falsifikuara në një bankë në Çagllavicë
Kronika
July 14, 2026 - 09:36
Policia e Kosovës ka nisur hetimet, pasi në një bankomat në Çagllavicë janë gjetur 573 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 13 korrik 2026 nga një punëtor i një banke, i cili gjatë kontrollit të bankomatit ka hasur në kartëmonedha me vlerë totale prej 573 eurosh, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Monedhat janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Zëri