Çka dihet deri tani për plagosjen në Miradi të Epërme?
Foto: Zëri / Ilustrim

Çka dihet deri tani për plagosjen në Miradi të Epërme?

Kronika July 16, 2026 - 07:56

Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”.

Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana.

Sipas informacioneve, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Klankosova.tv mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po e heton rastin, ndërkaq, deri më tani, i dyshuari është në arrati.