Arrestohet 21-vjeçari në Shkodër, iu gjetën armë e municion në banesë

Arrestohet 21-vjeçari në Shkodër, iu gjetën armë e municion në banesë

Kronika July 16, 2026 - 09:38

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën katër armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë Roberto Malocaj, në banesën e të cilit u gjetën një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.