Helmimi në Han të Elezit, Policia jep detaje

Helmimi në Han të Elezit, Policia jep detaje

Kronika July 16, 2026 - 08:33

Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit të mërkurën.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast është intervistuar pronari i lokalit.

“Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona. Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit”, theksojnë Policia. /Zëri