Gara shpejtësie në Prishtinë, gjobiten dy shoferë me nga 500 euro dhe u ndalohet patenta për një vit

Gara shpejtësie në Prishtinë, gjobiten dy shoferë me nga 500 euro dhe u ndalohet patenta për një vit

Kronika July 17, 2026 - 11:31

Njësiti i Trafikut të kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë identifikuar duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës, njofton Policia e Kosovës, transmeton “Zëri”.

Pas identifikimit të kundërvajtësve, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi. Ndaj secilit prej drejtuesve është shqiptuar gjobë në shumën prej 500 eurove, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj, si dhe pesë pikë negative.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.