Arrestohet i mituri në Istog, publikoi pamje me armë në rrjetet sociale

Arrestohet i mituri në Istog, publikoi pamje me armë në rrjetet sociale

Kronika July 29, 2026 - 10:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Istog, i dyshuar për veprën penale "Posedim i paautorizuar i armës", pasi ai ishte parë duke mbajtur një armë në dorë në pamje të publikuara në rrjetet sociale.

Sipas raportit policor, pas punës hetimore, njësitet policore kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Pas intervistimit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa Policia bën të ditur se gjatë veprimeve hetimore nuk është gjetur asnjë armë.

Rasti mbetet nën hetime. /Zëri