Përleshje me mjete të forta në Han të Elezit, tre persona dërgohen në QKUK për tretman mjekësor
Foto: Laura Hasani

Përleshje me mjete të forta në Han të Elezit, tre persona dërgohen në QKUK për tretman mjekësor

Kronika August 08, 2026 - 09:28

Tre persona, një grua dhe dy burra, kanë kërkuar tretman mjekësor pas një përleshjeje në mes vete në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës  19:35 në Han të Elezit, raporton Zeri.info.

"Hani i Elezit, 07.08.2026 –Është raportuar se një femër dhe dy meshkuj kosovarë kanë kërkuar tretman mjekësor, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti me mjete të forta dhe të mprehta. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurori dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje", thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri