Arrestohet një person në Malishevë, shtiu me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar
Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Malishevë, shtiu me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar

Kronika August 08, 2026 - 10:12

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur më 6 gusht, Malishevë, raporton Zeri.info.

"Malishevë. 06.08.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari janë konfiskuar një revole me 3 fishekë dhe 9 gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt"m thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri