Katër persona të armatosur shihen në Shkrel të Pejës, dyshohet se kaluan ilegalisht në Mal të Zi
Kronika
August 08, 2026 - 10:06
Katër persona të panjohur, të armatosur me armë të gjata dhe të veshur me rroba kamuflazhi, janë parë në fshatin Shkrel të Pejës.
Sipas njofitmiot të PK-së thuhet se rasti është raportuar më 4 gusht, rreth orës 10:00, në fshatin Shkrel të Pejës, raporton Zeri.info.
"Fsh. Shkrel, Pejë 04.08.2026, 10:00. Nga një mashkull kosovar është raportuar se ka vërejtur katër persona të panjohur të cilët kanë pasur qen gjuetie dhe kanë qenë të armatosur me armë të gjata, të veshur me rroba të kamufluara, të cilët ishin larguar në drejtim të territorit të Malit të Zi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti vazhdon për hetim të mëtutjeshëm|, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri