Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, Pejë, Deçan, Malishevë dhe Gjakovë.
Sipas njofitmit të Policisë, thuhet se rastet përfshijnë sulme fizike, dhunë psikike dhe kërcënime, ndërsa në disa prej tyre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë dërguar në strehimorem raporton Zeri.info.
Në disa raste të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa disa të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Një pjesë e të dyshuarve vazhdojnë të jenë në kërkim ose në arrati. Rastet janë duke u hetuar nga Policia.
Njofitmi i plotë:
Prishtinë 07.08.2026 – 01:30. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Rasti nën hetime.
Prishtinë, 07.08.2026 – 23:20. Viktima femre kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Pejë, 31.07.2026 – 12:35. Me 07.08.2026 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj, po ashtu edhe e ka kërcënuar me jetë. I dyshuari gjendet në kërkim të policisë. Rasti është duke u hetuar.
Deçan, 07.08.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje ndaj dy meshkujve kosovarë. I dyshuari ishte edhe nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 06.08.2026, NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur dhe i kishte shkaktuar dhunë psiqike. Rasti nën hetime.
Malishevë 06.08.2026, 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit një femër dhe tre meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara femër si dhe një i dyshuar mashkull janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Dy të dyshuari tjerë meshkuj gjenden në arrati.
Gjakovë 04.08.2026, 22:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.