Arrestohet personi që shtiu me armë nga vetura te Zona Industriale në Prishtinë
Kronika
August 13, 2026 - 09:37
Një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në Zonën Industriale në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 03:50.
Sipas Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është arrestuar pas dyshimeve se kishte përdorur armë zjarri nga vetura.
Gjatë rastit, Policia ka sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Zëri