Dhunë në familje në Podujevë, një grua dërgohet në QKUK pasi u rrah nga dy burra

Dhunë në familje në Podujevë, një grua dërgohet në QKUK pasi u rrah nga dy burra

Kronika August 13, 2026 - 10:03

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 12 gusht, ndërsa viktima, për shkak të lëndimeve, është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Zeri.info.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Zëri