Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Plagosje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohen dy persona

Kronika August 11, 2026 - 09:42

Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 15:50, kur një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një tjetër mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, transmeton Zeri.info.

Lidhur me rastin Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. /Zëri