I gjenden armë dhe fishekë, arrestohet 42-vjeçari nga Talinovci i Jerlive në Ferizaj
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas njoftimit, njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, gjatë hetimit të një rasti të iniciuar ditë më parë, ka siguruar informacione se një person i dyshuar po posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri.
“Lidhur me rastin, më 02.09. 2026, zyrtarët policorë kanë kontaktuar personin e dyshuar M.M (42 vjeç), i cili ka pranuar se në shtëpinë e tij në fshatin Talinovc i Jerlive posedonte një armë zjarri.”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pas kontrolleve në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar, një armë me gaz, 13 fishekë të armës me gaz, 2 fishekë të armës së shkurtër, 1 fishek i armës së gjatë.