Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prizren

Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prizren

Kronika September 03, 2026 - 09:41

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete të mërkurën në banesën e saj në Prizren.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me konsultim të prokurorit, është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është nën hetim. /Zëri