Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, dyshohet se kishte shenja dhune
Kronika
September 13, 2026 - 08:50
Një person është gjetur pa shenja jete në Ferizaj, ndërsa në trupin e tij dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:18, kur njësiti policor, së bashku me ekipin mjekësor, ka dalë në vendin e ngjarjes pas informatës për një vdekje të dyshimtë.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.