Shtime: Lëndohet një person në vendin e punës, shoqërohet në Polici përgjegjësi i firmës
Kronika
September 13, 2026 - 09:08
Një person është lënduar paraditen e së shtunës në një firmë në Shtime, derisa ishte duke kryer punën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin në stacionin policor është shoqëruar përgjegjësi i firmës, i dyshuar për rastin.
“Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës”, thotë Policia.