Arrestohet në Skenderaj personi i kërkuar nga autoritetet gjermane
Kronika
September 15, 2026 - 09:07
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi gjatë verifikimit është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar aktiv.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 17:46, në rrugën “Presheva”.
I dyshuari, mashkull kosovar, rezultoi se kërkohej përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Zëri