Gjykata në Mitrovicë e dënon me tetë vjet burgim të akuzuarin për grabitje të rëndë
Foto: Laura Hasani

Gjykata në Mitrovicë e dënon me tetë vjet burgim të akuzuarin për grabitje të rëndë

Kronika September 18, 2026 - 13:51

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me tetë vjet burgim të akuzuarin me inicialet M.A., për veprën penale “Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitjes”.

Aktgjykimi është shpallur sot, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

“I akuzuari M.A. është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale ‘Rastet e rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitjes’, nga Neni 138, paragrafi 1 i Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK).

I akuzuari M.A. është dënuar me tetë vjet burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë”, thuhet në njoftim.