Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Kronika September 19, 2026 - 09:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Sipas Policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, kurse në cilësinë e dëshmitarit janë intervistuar dy persona.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri