Gjendet pa shenja jete 49-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete 49-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Kronika October 14, 2026 - 21:49

Është gjetur pa shenja jete 49-vjeçari i cili u shpall i zhdukur në Ferizaj para pak kohe.

Lajmi është i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton "Zëri".

“Lajmërim

Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë. Falënderojmë të gjithë banorët për bashkëpunimin e treguar, ndërsa familjarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e shoqatës.