Aksident me fatalitet në Llapnasellë, humb jetën motoçiklisti rreth 30-vjeçar

Aksident me fatalitet në Llapnasellë, humb jetën motoçiklisti rreth 30-vjeçar

Kronika October 25, 2026 - 11:56

Një motoçiklist rreth 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur pak para mesnatës të së shtunës, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, në Llapnasellë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:11, dhe në të janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e tij.

“Njësit relevante kanë dal në vendin e  ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i  pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thotë Policia.