Gruaja në Gjakovë e bën për spital partnerin e saj, shkak xhelozia
Foto: Laura Hasani

Gruaja në Gjakovë e bën për spital partnerin e saj, shkak xhelozia

Kronika October 25, 2026 - 12:17

Policia ka njoftuar se një burrë në Gjakovë, derisa ka qenë në shtëpi, për shkak të xhelozisë ishte sulmuar fizikisht nga gruaja me të cilën është duke bashkëjetuar. 

Në raportin e policisë thuhet se burri ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq gruaja është arrestuar.

“Dyshohet se viktima m/k derisa ka qenë në shtëpi për shkak të xhelozisë ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara f/k me të cilën është duke bashkëjetuar“. 

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit  me urdhër të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.