Burri në Zveçan gjen municion në oborrin e tij, policia e sekuestron
Kronika
October 25, 2026 - 12:29
Raportohet se një burrë në Zveçan, derisa kishte qenë duke punuar në oborrin e tij ka gjetur një sasi të municionit.
Bëhet e ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se bëhet fjalë për 54 fishekë të kalibrit 7.62 që janë sekuestruar.
“Raportohet se një m/k derisa kishte qenë duke punuar në oborrin e tij ka gjetur një sasi të municionit”.
“Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se bëhet fjale për 54 fishekë të kalibrit 7.62 që janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.