Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj
Kronika
October 25, 2026 - 12:15
Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Skenderaj, të shtunën, dhe pas dërgimit në emergjencë, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Njoftimi i plotë nga policia:
HETIM MBI VDEKJEN/Skenderaj / 24.10.2026 – 14:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima m/k dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e Skenderajt ku nga mjeku është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar.