Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Laura Hasani

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Kronika November 09, 2026 - 10:05

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur më 08 nëntor, në vendet, Prishtinë, Klinë, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Më poshtë ju sjellim secilin rast veç e veç:

Prishtinë, 08.11.2026, 21:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull, kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshjeje ishin përleshur në mes vete. Lidhur me rastin janë njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale. Të dyshuarit nuk kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti procedohet në gjendje të lirë.

Klinë / 08.11.2026 – 17:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 08.11.2026 - 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka lëndime dhe ka refuzuar strehimin, ndërsa ka deklaruar se ndihet e sigurt në banesën e saj. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë e Jugut. 08.11.2026, 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kishte tentuar ta godasë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri