Qytetari nga Vushtrria gjen portofolin me para dhe e dorëzon në Polici, kërkohet pronari
Kronika
November 10, 2026 - 12:54
Një qytetar nga Vushtrria ka gjetur në rrugë një portofol me para dhe e ka dorëzuar në Polici.
Policia e Kosovës, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se portofoli nuk përmban dokumente identifikuese, prandaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e pronarit.
Sipas njoftimit të Policisë, të publikuar më 10 nëntor 2026, personi që e ka humbur portofolin ose kushdo që ka informacione për pronarin, mund të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri.
"Pas verifikimit të rrethanave dhe dëshmive përkatëse, portofoli së bashku me shumën e parave do t'i kthehet pronarit legjitim", thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia me këtë rast ka falënderuar qytetarin që e ka gjetur dhe dorëzuar portofolin për veprimin e tij të përgjegjshëm.