Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Rahovec

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Rahovec

Kronika November 10, 2026 - 13:44

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja” në Rahovec.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 2 janar 2026 në Rahovec, ndërsa identiteti i personit të dyshuar ende nuk është zbuluar, pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Rahovec, përmes Sektorit të Hetimeve dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Policia ka ftuar të gjithë ata që kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e personit të kontaktojnë në numrin emergjent 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes adresës elektronike info\@kosovopolice.com.

Në njoftim thuhet se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Zëri

Image