Ushtroi dhunë psikike ndaj vajzës së tij, arrestohet i dyshuari
Kronika
November 13, 2026 - 09:27
Një person është arrestuar, pasi qe një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.
Sipas raportit të PK-së gjatë 24 orëve të fundit, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në Gjilan, rreth orës 21:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 12.11.2026 – 21:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Zëri