I mituri sulmon një bashkëmoshatar në Drenas, viktima pëson lëndime të rënda trupore
Kronika
November 13, 2026 - 09:52
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka sulmuar një bashkëmoshatar në fshatin Arllat të Drenasit.
Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.
“10.11.2026 – 09:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i mitur”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.