Një rast i dhunimit të një vajze të mitur në Gjakovë, i dyshuari jashtë Kosovës

Një rast i dhunimit të një vajze të mitur në Gjakovë, i dyshuari jashtë Kosovës

Kronika November 13, 2026 - 10:06

Një rast i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur ndaj një vajze të mitur në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë gjatë 24 orëve, rasti ka ndodhur dje (e enjte), në orën 11:05.

I dyshuar gjendet jashtë shtetit dhe rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë, 12.11.2026 - 11:05. Është raportuar rasti ku dyshohet se një mashkull i rritur të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. I dyshuar gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri