Ndalohen për 48 orë të dyshuarit për grabitjen e armatosur në argjendaritë e Gjakovës

Ndalohen për 48 orë të dyshuarit për grabitjen e armatosur në argjendaritë e Gjakovës

Kronika November 17, 2026 - 15:01

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka identifikuar dhe ndaluar për 48 orë dy të dyshuar për përfshirje në dy rastet e grabitjeve të armatosura, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor 2026, në dy argjendari në qytetin e Gjakovës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastet. Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale. Ndaj dy (2) personave të dyshuar, brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim. /Zëri