Policia në Leposaviq sekuestron dy pushkë gjuetie dhe 111 fishekë, i dyshuari në arrati
Foto: Laura Hasani

Policia në Leposaviq sekuestron dy pushkë gjuetie dhe 111 fishekë, i dyshuari në arrati

Kronika November 21, 2026 - 09:06

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe 111 fishekë gjatë kontrollit të dy lokacioneve në pronësi të një të dyshuari në Leposaviq.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:10. në Leposaviq, raporton Zeri.info.

“Leposaviq 20.11.2026 – 15:10. Gjatë kontrollit të dy lokacioneve në pronësi të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 111 fishekë dhe gjësende tjera. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri