Ndalohen dy serbë dhe një kosovar në Kamenicë, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi - Kosovë
Tre persona janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi - Kosovë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 11:05.
Të dyshuarit, dy shtetas serbë dhe një kosovar, dyshohet se e kanë kaluar kufirin me automjet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare
Fsh. Tërstenë, Kamenicë, 22.11.2026 - 11:05. Janë ndaluar tre të dyshuar, dy meshkuj serbë dhe një mashkull kosovar, pasi me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi - Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.