Baleti Kombëtar i Kosovës mbyll me sukses turneun në Amerikën Latine, mahnit publikun në Bogota

Baleti Kombëtar i Kosovës mbyll me sukses turneun në Amerikën Latine, mahnit publikun në Bogota

Kultura May 22, 2026 - 10:27

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përmbyllur turneun e tij në Amerikën Qendrore dhe Amerikën Latine me një performancë të suksesshme në Bogotá të Kolumbisë.

Sipas njoftimit, mbi 1800 spektatorë të pranishëm në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán e përcollën me duartrokitje dhe entuziazëm mbrëmjen e fundit të këtij rrugëtimi artistik.

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantoi veprën “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloro, duke krijuar një atmosferë të veçantë në skenën kolumbiane.

Nga institucioni u tha se kjo ishte një mbyllje e paharrueshme e turneut, i cili promovoi artin dhe kulturën kosovare para publikut ndërkombëtar./KultPlus