“Etno Fest” vazhdon sonte me debat, koncert dhe teatër në Kukaj

“Etno Fest” vazhdon sonte me debat, koncert dhe teatër në Kukaj

Kultura August 06, 2026 - 14:13

Edicioni i 16-të i Etno Fest vazhdon sonte (6 gusht) në Etno Village Kukaj, nën temën qendrore “Kujtesa”, me një program të pasur artistik e kulturor.

Festivali mbahet nga 3 deri më 10 gusht dhe sjell aktivitete të ndryshme që ndërthurin artin, kulturën dhe trashëgiminë.

Programi i ditës së tretë përfshin:

17:00-18:30 – debati “Dëshmi, dinjitet dhe shpresë”, i organizuar nga KRCT/QKRMT

18:30-19:40 – koncert artistik me sopranon Besarta Murtezani dhe ansamblin “Dardanus” nga Tetova.

20:00-21:30 – shfaqja teatrore “Pylli” e Florian Zeller, nga teatri “Bekim Fehmiu”, me regji të Erson Zymberit.

Nga ora 21:30 – mbrëmja “Etno Neja” me Naim Bunjaku-Xuxi.

Festivali zhvillohet në fshatin Kukaj të Prishtinës dhe mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme verore kushtuar artit dhe kulturës tradicionale në Kosovë. /KultPlus