Sot nis festivali “Chillifestë 2026” në Krushë të Madhe të Rahovecit

Sot nis festivali “Chillifestë 2026” në Krushë të Madhe të Rahovecit

Kultura August 07, 2026 - 08:08

Me vizitë në fermë Korr e Ha dhe “Karnavalin e perimeve” nis sot, më 07.08.2026, në Krushë të Madhe në Rahovec, për të 12-herë me radhë, festivali “Chillifestë”, një festival tradicional i perimeve – kulturës.

Sipas njoftimit, gjatë këtij edicioni, që mbahet për tri ditë me radhë, më 7, 8 dhe 9 gusht 2026, do të ketë aktivitete të shumta argëtuese e kulturore me fokuse në agro-kulturë, raporton Zeri.info.

"Gjatë këtyre tri ditëve do të mbahen aktivitete tradicionale, autoktone dhe unike, ndërsa për dy net rresht në mbrëmje do të ketë koncertet me këngëtar të estradës shqiptare si TNT, Fisnikët ,Ramadan Krasniqi-DANI , ILO, Bono, Mossi , Rina Balaj e plotë të tjerë", thuhet në njoftim..

Sipas programit të këtij edicion, festivali “Chillifestë” do të sjellë një sërë aktivitete që për synim kanë promovimin e prodhimtarisë dhe kulturave bujqësore.

"Do të ketë gara të ndryshme për promovim të perimeve dhe kulturave të ndryshme bujqësore dhe shume dhurata e shpërblime për vizitor", thuhet mes të tjerash, duke u bërë kështu edhe thirrje të gjithëve që të marrin pjesë.

"Me sloganin Dite e Gzueme me 7, 8 dhe 9 gusht ejani në Chillifestë - Krushë e Madhe", thuhet në njoftim. /Zëri

Image