Rina dhe Dua Lipa zgjidhen si vajzat më me stil nga revista e njohur
Dua Lipa njihet si një nga artistet me stilin më të veçantë dhe gjithmonë mahnit me paraqitjen e saja.
Së fundi duket se jo vetëm Dua por edhe motra e saj më e re po tërheq vëmendjen me stilin e saj interesant thotë revista e njohur “Vogue”.
Revista ka përfshirë në një artikull personazhet e njohur dhe të famshmit e “Instagram”-it që u veshën më mirë javën që lamë pas.
Në këtë artikull përmendet Dua Lipa dhe po ashtu motra e saj, Rina ku shkruhet edhe për të e cila e ka shoqëruar Duan bashkë me familjen në pushimet në Meksikë.
“Dua nuk është e vetmja Lipa që ka talent për stilin. Me oqeanin në sfond, motra e saj më e vogël, Rina, u shfaq me një look shumë elegant, që përfshinte një varëse perlash, një këmishë klasike të bardhë, një fund të zi dhe taka”, shkruan “Vogue” për Rinën.
Në artikullin e revistës “Vogue” përmendet edhe Kim Kardashian, FKA Twigs, Tracee Ellis Ross etj.
Vlen të tyheksohet se së fundmi edhe Dua Lipa ka pozuar për “Vogue” e madje është përzgjedhur për kopertinën e këtij muaji./express