Hapet votimi në gjysmëfinalen e “Eurovison 2024”: Shqiptarët kanë 15 minuta kohë për të votuar për Besën

Hapet votimi në gjysmëfinalen e “Eurovison 2024”: Shqiptarët kanë 15 minuta kohë për të votuar për Besën

Showbiz May 09, 2024 - 22:41

Ndërkohë që gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision 2024” po zhvillohet, shqiptarët në mbarë botën kanë mundësinë të mbështesin përfaqësuesen e tyre.

Besa Kokëdhima, e cila po përfaqëson Shqipërinë me këngën energjike dhe frymëzuese “Titan”, pret të votohet nga shqiptarët anë e kënd Evropës dhe jo vetëm.

Votimi për këtë fazë është zyrtarisht i hapur dhe votuesit kanë një kohë të kufizuar prej vetëm 15 minutash për të dhënë kontributin e tyre.

Besa mban kodin 02, një detaj kyç për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë votën e tyre për të nëpërmjet SMS nga shtetet përkatëse jashtë Shqipërisë, pasi rregullat e “Eurovision” ndalojnë votimin për vendin e origjinës.

Shtetet nga të cilat mund të votohet sonte janë: Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armeniam Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

Image
Kjo është mënyra se si mund të votoni Shqipërinë nga shtetet prej të cilave lejohet votimi sonte (Foto: Besa/Instagram)

Për shqiptarët që gjenden në Kosovë dhe në çdo cep tjetër të globit, votimi është gjithashtu i mundur përmes internetit. Ata mund të shkarkojnë dhe të përdorin aplikacionin Eurovision APP për të bërë zgjedhjen e tyre dhe të dërgojnë një sinjal mbështetjeje për Besën. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar unitetin kulturor dhe kombëtar në këtë spektakël muzikor ndërkombëtar.

Kualifikimi në finalen e “Eurovision” do të ishte një arritje e madhe për Besa Kokëdhimën dhe një moment krenarie për Shqipërinë. Vetëm 10 nga 16 shtetet pjesëmarrëse sonte, do të shkojnë në finale.