Nis nata e dytë e gjysmë finales të Eurovision Song

Nis nata e dytë e gjysmë finales të Eurovision Song

Showbiz May 14, 2026 - 21:26

Ka nisur nata e dytë gjysmë finales të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest.

RTK-ja po bën transmetimin e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest.

Nën drejtimin e prezantuesve Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, 15 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të luftojnë për 10 vendet e mbetura në Finalen e Madhe të së shtunës. Kjo finale do të përcaktojë përfundimisht se ku do të udhëtojë trofeu dhe organizimi i festivalit në vitin 2027.

Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar janë të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale dhe se vokali i tij është thjesht i shkëlqyer. Ky vlerësim u përforcua edhe gjatë provave gjenerale të së mërkurës.