“Nan”, kënga që prek plagën e mërgimit dhe dashurinë për nënën [video]

“Nan”, kënga që prek plagën e mërgimit dhe dashurinë për nënën [video]

Showbiz May 16, 2026 - 19:14
Diana Bunjaku

Kënga “Nân” e këngëtarit Alis Kallacej, që po përfaqëson Shqipërinë në Eurovision "Song Contest 2026 në Vjenë", ka një tematikë shumë emocionale dhe prekëse, lidhjen mes nënës dhe fëmijës, ndarjen, mërgimin dhe mallin.

Vetë titulli “Nân” do të thotë “Nënë”, dhe kënga flet për dhimbjen e largimit të fëmijëve nga shtëpia për një jetë më të mirë, një realitet që e kanë përjetuar shumë familje shqiptare për shkak të emigrimit.

Në tekst përshkruhet një nënë që pret, kujton zërat dhe të qeshurat e dikurshme në shtëpi, por tashmë përballet me heshtjen dhe mungesën.

Kujtojmë se kënga nuk është vetëm për një nënë konkrete, por shihet edhe si metaforë për “Nënën Shqipëri”, që i sheh bijtë e saj duke ikur jashtë vendit.

Për këtë arsye shumë njerëz janë prekur emocionalisht nga mesazhi i saj, sidomos diaspora shqiptare.

Në performancë dhe videoklip, nënat paraqiten si simbol universal i sakrificës, mallit dhe pritjes, diçka që prek shumë familje në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë Ballkanin për shkak të emigrimit.

Madje, në një intervistë Alisi ka thënë se:“Në Ballkan figura e nënës e meriton këtë peshë dhe respekt.”

Prandaj edhe shumë njerëz po e interpretojnë klipin si një homazh për të gjitha nanat ballkanike.

Muzikalisht, “Nân” është një baladë dramatike dhe orkestrale, me elemente tradicionale shqiptare dhe interpretim shumë emocional nga Alisi.

Ndryshe kjo këngë në Eurovision është vlerësuar për fuqinë vokale dhe atmosferën prekëse që krijoi Alisi në skenë.