Elijona Binakaj nis pushimet në jugun e Shqipërisë, mahnit me dukjen
Pas pushimeve të bujshme në Egjipt, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka kthyer sërish gjithë vëmendjen e medieve rozë dhe ndjekësve të saj, këtë herë duke zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar ditë të ngrohta relaksi.
Elijona ka ndarë me fansat në rrjetet sociale momente nga arratisja në Dhërmi, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte stili i saj i kuruar dhe i pagabueshëm i plazhit.
Bukuroshja ka shfaqur linjat e saj perfekte trupore përmes një përzgjedhjeje me mjaft shije të bikinive në ngjyra të gjalla, të cilat i ka kombinuar me aksesorë minimalist.
Përtej veshjeve që morën pëlqime të shumta, Elijona ka guxuar duke u shfaqur plotësisht natyrale, pa makijazh dhe me flokë të lëshuar nën erën e detit, një pamje kjo që reflekton freski, vetëbesim dhe lumturi pranë njeriut të saj të zemrës nën ujin e kristaltë të Jonit. /telegrafi

