Llapi barazon me Dukagjinin, Malisheva fiton ndaj Fushë Kosovës
Foto: Laura Hasani

Llapi barazon me Dukagjinin, Malisheva fiton ndaj Fushë Kosovës

Sport April 14, 2024 - 16:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 29-të.

Llapi dhe Dukagjini kanë luajtur baras 1-1 në stadiumin “13 Qershori” në Klinë.

Fillimisht në epërsi kaloi Llapi përmes Leotrim Bekteshit (45+1’) kurse barazimi erdhi nga Ardin Dallku (66’).

Me këtë barazim, Llapi e sheh vetën në vendin e tretë me 55 pikë, kurse Dukagjini në pozitën e gjashtë me 37 sosh.

Në anën tjetër, Malisheva ka arritur të shënojë fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-3.

Me këtë fitore, Malisheva renditet në vendin e katërt me 52 pikë kurse Fushë Kosova e parafundit me 20 sosh. /Zëri