Myrto Uzuni kontribuon me gol në fitoren e Granadas ndaj Alavesit

Myrto Uzuni kontribuon me gol në fitoren e Granadas ndaj Alavesit

Sport April 14, 2024 - 18:38

Granada ka regjistruar fitore ndaj Deportivo Alavesit në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Los Carmenes” përfundoi me rezultatin 2:0.

Myrto Uzuni kontribuoi me gol në fitoren e vendasve, duke shënuar nga penalltia në minutën e nëntë.

Sulmuesi shqiptar luajti për 75 minuta në këtë takim. Ai tani numëron 10 gola dhe një asistim në elitën e futbollit spanjoll.

Lucas Boye (38’) realizoi golin tjetër të fitores.

Granada pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe mbetet në pozitën e parafundit (19) në tabelë.

Alavesi ndodhet në pozitën e 14-të me 33 pikë të grumbulluara.