Kryetari i FBK-së zgjedh pesë basketbollistët më të mirë

Kryetari i FBK-së zgjedh pesë basketbollistët më të mirë

Sport May 05, 2026 - 13:00

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka qenë i ftuari i parë në podcastin më të ri sportiv “1 me 1”, ku ka ndarë mendime interesante dhe ekskluzive për basketbollin kosovar.

Në një segment mjaft të komentuar të emisionit, Fetahu ka zgjedhur pesëshen më të mirë të basketbollistëve kosovarë në periudhën pas luftës.

Edhe pse e pati të vështirë, sipas tij pesë lojtarët më të mirë vendorë janë këta:

“Besoj që më e shpejta dhe më efektivja kishte me qenë: Samiri, Dardani, Florian Miftari, dhe pastaj Driloni me Lisin” , deklaroi kreu i FBK-së.

“Sigurisht i kam mbetur borxh edhe dikujt”, shtoi ai.