Orari i xhiros së fundit në Superligë
Sport
May 05, 2026 - 15:38
Nesër (e mërkurë) do të fillojë xhiroja e fundit në Superligë për këtë sezon.
Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës në orën 15:00.
Kurse në vikend do të zhvillohet nga dy.
Të shtunën do të përballen Drita – Ballkani dhe Drenica – Gjilani.
Në ditën e diel do të përballen Llapi – Dukagjini dhe Ferizaj – Malisheva.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.
Kjo është xhiroja e fundit, ku do të vendoset kampioni, kush mbetet dhe bie nga Superliga. /Zëri