Roma vazhdon serinë e fitoreve në Serie A
Roma e ka vazhduar ecurinë e mirë në Serie A, duke e ka mposhtur Torinon me rezultat 2:0 në udhëtim dhe duke e regjistruar fitoren e nëntë radhazi në kampionat, duke llogaritur edhe ndeshjet e sezonit të kaluar.
Skuadra romake e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka krijuar disa mundësi për gol. Donyell Malen e ka pasur rastin e parë të madh, por goditja e tij me kokë ka përfunduar jashtë portës. Më pas, Matias Soule dhe Bryan Cristante kanë tentuar nga distanca, ndërsa një gol i Malen është anuluar për pozitë jashtë loje.
Torino është përmirësuar gradualisht dhe ka pasur disa raste për të shënuar, por portieri i Romës, Mile Svilar, ka qenë në nivelin e duhur për t'i ndalur goditjet e vendasve.
Roma e ka rikthyer shpejt kontrollin dhe në fund të pjesës së parë ka kaluar në epërsi. Malen ka qenë sërish në vendin e duhur, duke e dërguar në rrjetë topin e kthyer pas pritjes së portierit Lucas Perri.
Për Malenin, ky ka qenë një tjetër gol i rëndësishëm, pasi ka shënuar në secilën prej nëntë paraqitjeve të tij në Serie A.
Roma e ka vazhduar dominimin edhe në pjesën e dytë, ndërsa Torino ka kërkuar golin e barazimit pas zëvendësimit të Malenit para minutës së gjashtëdhjetë. Svilar është detyruar të intervenojë disa herë për ta ruajtur epërsinë e skuadrës së tij.
Torino ka pasur mundësi për të barazuar, por Roma ka mbetur e rrezikshme edhe në kundërsulme. Në fund, skuadra mysafire e ka vulosur fitoren në kohën shtesë.
Niccolo Pisilli ka reaguar më shpejt pas një topi të lirë në zonë dhe ka shënuar për 2:0.
Me këtë fitore, Roma është rikthyer në krye të tabelës së Serie A dhe po i afrohet rekordit të klubit prej njëmbëdhjetë fitoresh radhazi në kampionat.
Në anën tjetër, Torino e ka pësuar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe në nëntë ndeshje radhazi në kampionat nuk ka arritur ta mbajë portën të paprekur.